Brengë…Trandafile Malshi


Grisun qiella ytè

Plot pikla vaji, a shiu

Jo, jo, s’e di

Vranët bota jote

Pa gaz n’buzë, as n’sy.

Shpirtlodhun rropatjeve

ditëve pa gzim,

Kush asht ai njeri t’ia thotë

një fjalë të ambël

shpirtit shëlbim?!

Një dorë miku, ku asht

S’po zgjatet n’hapësi ,

Ta mblojë me gaz e me dhele

një fjalë nga shpirt i mirë.

Rrugës, e trishtume

Veshun me pluhun e pika shi

Pret e brengosun ,

Me peshën mbi supe

që e krrus pa u ndi.

Gri tan bota

Dhe malli krejt gri,

Syni i lodhun udhëtimesh

Më kot pret që të vijë…..

As hareja a dora që përkëdhel

që retë mund t’i davarisë,

As mendimi i kthjellt

që shpirtit ta flladisë…

E grihtë bota

pa asnji rreze të dielltë

Si dita dhe muzgu

nuk sollēn një grimë shpresë.

Shpirti ka mbet djerrë

Ferrishtë a shkreti

S’u gjend nji buzëqeshje

Akullin ,ftohmën në shpirt ta shkrijë

Dreqi ta marrë

s’u gjend njē rreze dielli

ngrohtësi të falë ,

S’u gjend njē dorë e butë

mbi sup si flutur e bardhë.

S’u gjend njē çast ngjallimi

mbushun me pak shpresë

Që mos vuajë brengash

Der’ kur të vdesë…