Brengën e tij e mori me vete në përjetësi…Pirro Minella Millona


 Brengën e Tij e mori me vete në përjetësi, por brengën Ajo e përcolli në shpirtin e saj…!!”

….Kishte pak kohë ishte emëruar ekonomiste në një institucion të rëndësishëm. U njoh me punën dhe me kolegët. Ditet kalonin të qeta kur befas e kuptoi se shoku i zyrës nuk ja ndante vështrimin ngulmues në çdo lëvizje të saj.
Çdo ndryshim ne veshje dhe ne sjellje nuk kalonin pa rene ne sy te kolegut te saj te bukur.
Nje djalosh teper energjik, hokatar, me floket krela, krela mbi balle, ashtu te zeza, qe binin ne kontras me fytyren e tij bardhoshe. Vetullat te dendur, te zeza, ishin ne sinkron me syte e zinj te medhenj.
Kush cupe e bukur nuk do te deshironte veshtrimin zhbirues te tij.
Ajo e re, e fresket, e shkathet, por teper me edukate dhe etike.
Rridhte nga nje familje intelektualesh te mirefillte. Kishte sjellje teper mondane per kohen ku jetonin te dy.
E mbante shume veten, nuk vinte kurre pa u pare ne pasqyre ku hiqte edhe dyshimin e fundit per ndonje parregullsi.
Ate dite pranvere kishte veshur nje pale sandale te ardhura nga jashte shtetit. Teper te shtrenjta. Te hapura ne maje ku rrjeshtoheshin aq hijshem gishtrinjte e saj te drejte, te holle.
Kolegu si zakonisht e “mbuloi” me komplimenta, per trupin e saj
si lastar, gjoksin aq te bukur, per parakrahet dhe krahet e zbuluara, aq te bardha e delikate.
Kur befas syte e tij “zbuluan bukurine e gishtave te saj. Ne zyre ishin vetem te dy. Befas kerceu nga tavolina dhe u gjend para saj, Ra ne gjunje me shpejtesi dhe i puthi gishtatat e zbuluar. Aq ne befasi sa te dy shtangen.
Shkundi trupin dhe u ngrit. Shikimi i syve te tij ishte teper i thelle, depertuan ne syte e saj dhe belbezoi:
“Perse nuk me lejon nje puthje nga une. Cdo dite te dashuroj me shume, me thelle…”
Ajo me syte perdhe me ze te bute, njerezor ku ndihej timbri qe dridhej ju pergjegj:
“Nuk mundem eshte, e ndaluar per mua jam e martuar…”
Keshtu vazhdoi kjo “lufte” midis ndjenjes se ndrydhur thelle, edhe nga mentaliteti i kohes, qe quhej “mekat” cdo pelqim ose cdo “dashuri”, njelloj si “molle e ndaluar”
Nje dite te bukur takoi shoket e zyres, i qerasi ne lokalin e institucionit dhe u tha me ze melankolik:
“Jam emeruar ne nje dikaster tjeter. Ketu rruget tona ndahen. Ju jam mirenjohes per gjithshka qe me keni trajtuar si kolegen me te re..”
Syte e saj u kryqezuan me syte vezullues te kolegut. Ata dialogonin:
“Valle, nuk do te takohemi asnjehere, nuk ma plotesove te pakten vetem njehere, nje puthje te te dhuroja”
Cdo dite e ndjente se syte e ish kolegut e ndiqnin kudo. Interesohej per te.
Ne shoqerine e disa miqve te perbashket kishin pire disa here kafe. Kur takohej ne fund me te, ai peshperiste ashtu i mekur:
“Nuk e shijova nje puthje me ty, pishman i Jetes do me mbetet…”
Pas disa muajve mori vesh se kishte shkuar per kurim ne Itali. Vuante nga nje semundje e rende, e pasherueshme….
Nje mengjes pa aguar mire drita e pare e diellit, ajo u ngrit e tronditur, e dersitur. Ne enderr i kishte dale ish kolegu dhe diku thelle me ze mbytes i ishte lutur:
“Nuk me lejove te te puth njehere”
U ngrit me vrull, shikoi veten ne pasqyren e tualetit nuk po u besonte syve, perballe kishte cdo lloj fytyre, por vetem fytyren e saj me ato tipare, aq te bukura, nuk e gjeti asgjekundi.
Nuk po priste sa te vinte mengjesi dhe te pyeste per ish kolegun.
Kembet instiktivisht e cuan tek dikasteri ku kishin punuar te dy. Takoi shoqen e vjeter. Ajo nuk e shikoi ne sy. E ftoi ne lokalin e dikasterit.
Pasi rrufitën kafenë shoqja me zë të dridhur i thotë:
“Kolegu yne na la para dy ditësh ndrroi jetë në një nga spitalet e Italise. Trupi vjen pasnesër në Atdhe për ta varrosur..”
Dhe heshtën të dyja. Nuk u besoi veshëve.
Në mbrëmje rrotullohej në krevat sa përgjegjësi ndjente që atë puthjen e “vocgël” nuk ja lejoi kolegut ta shijonte.
Sa dëshirë kishte të ndodhte kjo puthje qoftë edhe në ëndërr mes saj dhe kolegut….
…E mori “brengën” e puthjes me vete kolegu i saj, kurse Asaj i la brengën tërë jetën atë plagosje të shpirtit të brishtë…