Brezat në ëndërr-Suzana Rama


Kapërthehen në ëndër sot,
breza me rradhë burrash,
dikush me zhgabë në gjoks,
të tjerë gjithfarë figurash.

Flasin e s’dinë se ç’flasin,
gjithsecili në kohë të vet,
nga inati duar-këmbë përplasin,
oh thonë, ç’është ky siklet.

Njëri dredh cigaren me gjethe,
të tjerë me çibuk krenohen,
dikush cigaren mbledh me gazetë
cigari me filtër i bën të hutohen.

Breza të tërë krenohen me luftën,
të tjerë flasin bukur për trimërinë,
ka dhe që s’flasin e vetëm heshtin,
e që habiten me revoltat për lirinë.

Dikush me tupan jepte kushtrim,
më vonë borijet jepnin sinjal.
ndërkohë që sirenat jepnin alarm,
për të vrarë armikun imagjinar.

Pranë tyre rrinte heshtur një i ri,
me një kutizë të vogël në duar,
ç’lodheni, shihni këtë mbrekulli,
që shekulli i ri na ka afruar.

Kanë ndryshuar kohët, foli nën zë,
tani dhe ushtri s’ka ndër ne më,
bëjnë ligjin Amerika dhe Europa,
e populli kalon kohën me lodra.

U prish ëndra, mbeta gojëhapur,
më shkoi nëpër sy, gjithë historia,
hekurin me dhëmbë ha ky popull,
në k’të vënd e shtrenjtë është liria.