Irina Hysi

BREZI I TRANSFORMIMEVE TË MËDHA!
Brezi ynë ish një brez me plot përgjegjësi, rregulla dhe norma familjare shumë të forta, me fjalën ligj të prindit, të përulur me ëndërrat më të mëdha për të ardhmen! Një brez që lexonim natën. Nga dashuria universale për njëri tjetrin tek ëndërrat e një nate vere, hyjnore Shekspiriane!…
Ne lexonim
duke pritur mbi faqet e librave,
që na çonin nëpër shumë botët,
në kohë dhe hapësirë,
ku dashuria e bukuria mbizotëronin!
Brezi ynë besonte në një botë të bukur,
në një botë ku shpirti udhētonte,
nëpër fjalët e Shekspirit kërkonim,
ndër librat e verdhë të fshehur!
Ku dashuria e ëndërrat,
mbajtën ngrirë shpresat për të nesërmen,
Një brez që shihte lirinë,
si një ëndërr e vërtetë!
Dhe botën si mundësi,
për të shkruar diçka të re!
Me pyetjet që na mundonin,
shpirtin syçelur zemre ndriçonim!
Një botë ku paqja dhe dija,
do të ishin mbi çdo ligj!
Për një brez që ëndërroi e besoi,
se dashuria për të cilën shkruan yjet,
do na udhëhiqnin në çdo hap!
Dhe akoma besojmë se dashuria,
është një forcë më e madhe,
se çdo galaktikë, një energji!
Aq e pastër hyjnore, që lidh çdo shpirt!
Me një ritëm të përbashkët!…
Dashuria nuk ka mure dhe pse dimra!?
Që udhëheq netëve të errëta…
As kufi që mund ta ndalë e mbyllë.
Dashuria na lidh përtej dallime e distanca!
Si drita që udhëheq universin e pafund!
Si fryma frymëzon dhe pulsi nuk pushon!
Dashuria ky tingull” që thërret shpirtin!
Ështe e pavdekshme, e pathyeshme!
Një legjendë që lind brenda njeriu poezinë!
Aq e shenjtë, si një mister zbulohet,
nga zemra për zemrën një dritë!
Një ndjenjë që do të egzistojë!
Përgjithmonë bashkë me përjetësinë!!!
@irina hysi