Britma  në  vetmi !….Nga Spasse Thanasi


Poetit Marash Mirashi, që ngre në këmbë qytetin

…NGA SPASSE THANASI


Në togun e ditëve të humbura
Me aromën e ajrit vetimtar
Marash Mirashi – poet
Sjell “Britmat në qytetin modern”

Duket si një c’montim me kacavidë
Një frymëmarrje psherëtimë
Për të ndjerë labirinthin e fjalëve
Në përjetimet tronditëse në shpirtë!…

Ka njerëzimi muzgje e krahë kryqesh,
ka serenata që thyhen në dritare me këngë,
ka timbra të lëkundur e të ndrojtur si fëmijë,
ka mendime që pështillen në kujtesë
të thurura si në pëlhurë…

Ka njerezimi miqë me udhëkryqe kohësh
e ëndrra të lagështa
Bota rrudh brengat në harrim
Fragmente stikte vetmie
Sjell poeti në vargjet e librit !…

Është skalitja e fjalëve
në vetminë e ndjenjës
“Britma në muzgun modern”
që çon vemendjen në një tjetër imazh
në tjetër zgjim unikal !…

Spasse Thanasi e Marash Mirashi gjatë një emisioni televiziv
“Hapësira e Blertë”