Britma  në  vetmi !….Spasse   Thanasi


  • Poetit  Marash  Mirashi, që  ngre  në  këmbë qytetin

Në togun e ditëve të humbura

Me aromën e ajrit  vetimtar

Marash  Mirashi – poet

Sjell “Britmat  në  qytetin  modern”

Duket  si një c’montim  me  kacavidë

Një  frymëmarrje  psherëtimë

Për të ndjerë labirinthin e fjalëve

Në përjetimet tronditëse në  shpirtë!…

Ka njerëzimi  muzgje e krahë kryqesh,

ka serenata që thyhen në dritare me këngë,

ka timbra të lëkundur e të ndrojtur si fëmijë,

ka  mendime që pështillen në kujtesë

të thurura  si në pëlhurë…

Ka  njerezimi miqë me udhëkryqe kohësh

e ëndrra të lagështa

Bota  rrudh  brengat në  harrim

Fragmente  stikte  vetmie

Sjell  poeti  në vargjet  e  librit !…

Është skalitja e fjalëve

në vetminë e ndjenjës

“Britma në  muzgun  modern”

që çon vemendjen  në  një tjetër imazh 

në  tjetër  zgjim  unikal !…