Britmë në shkretëtirë-Rrahim Billa


Do të bërtas aq fort , sa qielli të thërmohet.

Për ato krijesa me zemër e shpirt të plagosur.

Për fëmijët që po vdesin prej urisë , edhe qielli zëmërohet.

Këta ëngjej si drita , sikur për së gjalli i kemi murosur.

Si një shigjetë e helmatisur , në zemër më ka mbetur.

Ajo buzëqeshje e ngrirë e fëmijëve të uritur.

Kur të vdes…ta dini…as dheu nuk ka për të më tretur.

Shpirti s’do të gjejë qetësi , as në varr kur të kem zbritur.

Më thonë erdh pranvera. Por unë them jo – jeni të gabuar.

Se lulet nuk kanë aromë , lulet shëmbëllejnë me pika loti.

Ku janë sot , ato mijëra fëmijë që vdiqën urije , apo nga lufërat të masakruar?…

E nëse mallkimi nuk vjen pre tyre , patjetër do na mallkojë zoti.

Nga zonat e luftës , mijëra fëmijë ikin për të shpëtuar.

Me qindëra…si gurë diamanti , fundi i detit…i mban në gji.

Jeta e miliona fëmijëve , prej urisë e kërcënuar.

Me mijëra fëmijë…shiten si skllevërit…si në lashtësi.

Kam parë fëmijë që kërkojnë bukë…me lot në sy.

Miliarda dollarë ka dikush…e prapë vazhdon t’i shtojë.

Më vjen çudi…si i lejon zoti , gjithë këto padrejtësi.

Vetë njerëzia…këto padrejtësi , nuk duhet t’i pranojë.

Ata lotë të zjarrtë…në ata sy , jashtë mase të trishtuar.

Ta plagosin shpirtin e zemrën ta djegin…ta bëjnë shkrumb e hi.

Mos vallë , kaq të pashpirt…zoti na krijoj ,

apo na ka mallkuar?!…

Dhe bëjmë sikur se shohim , këtë turp për botën…këto padrejtësi.

Do të bërtas aq fort , sa qielli të thërmohet.

Fëmijët i japin botës…shkëlqim drite e madhështi.

Edhe në gjumë letargjik , nëse është bota…duhet të zgjohet.

E këto krijesa hyjnore , t’i mbrojë nga çdo rrezik e padrejtësi.

E di se britma ime , është britmë në shkretëtirë.

Por unë do të bërtas , britma të dëgjohet në kupë të qiellit.

Të më vrisnit mua , do të ishte shumë më mirë.

Por engjëjt jo….se botës po i vrisni…dritën e diellit.