KARMA E FATIT
Mes dy rrugëve dhe një puthjeje,
frymonte agonia e shpirtit.
Bora e parë mbështillte ajër në trysni të lartë.
Orakulli i fjalëve të ngrira në besë më priste.
Zhveshur si drurët pa gjeth,
Mbërdhija, mbërdhija.
Karma më ngjiste universit.
Imagjinoja zëra të largët të njohur.
Ardhur e shkrirë, larguar si vesë mëngjesi.
Ashikull, përplasej fytyrës erë e marrë.
Hëna, drapër shfaqej e zhdukej ndërë mjergull.
Fryma më mbetej ngrirë stalaktitesh,..
Ah, ku ndodhesh tani dashuria ime e verbër?
