Brixhilda Dede-Do të vijë


❤❤❤
DO TË VIJË

Shpellash të thella vargonjsh, shkrirë stalaktite.
Demonët, s’ po dinë më ku të shkojnë.
Brinjëve të tokës, fryjnë errëra të forta, arterie me gjak të pastër vërshojnë.

Pyje mendimesh zhytin trurin,
Krijuar një botë të pakontrollueshme, të ngrohtë.
Krahë pulëbardhash veshur ndjenjat.
Në një qiell të qeshur, pa lotë.

Plagosur, shkelur pas jetën kozmike,
Kridhet hënë e vrazhgë dëshpëruar.
Fronin lënë vashës së bukur, të hijshme.
Si dritë e ditës hokatore drithëruar.

Duroj, besoj, shpresoj.
Zemrës ngujuar dashuri.
Perfekte si, burri fisnik.
Të furishme, si përroi në grykë.

Ndëra puthemi me pathos e epsh të prarruar,
Ujërash të pastra, pa frikë lundrojmë.
Një qiell të tërë kapim duarsh.
Një botë të tërë, dashurojmë.
Brixhilda Dede @ 🖋📖2022

About Post Author