Brixhilda Dede-Gjurmë


Brixhilda Dede

GJURMË

Nëse ti je shkaku i lumturisë,

Eja, qofsh dhe vetëtimë.

Digj’ shpirtin nën zjarrin tënd.

Puthe ballin e botës së ngrirë.

Të rrosh në tokë, si një e gjallë e vdekur?

A të flijohesh për dashurinë!?

UDHËVE

Merma zemrën se më ka rrënë ajzbergëve.

Derdh prej shpirtit tënd gotën, dashuri.

Të shkrijë si rreze dielli dhimbjen.

Toka të jeshilojë përsëri.

Prekur buzët thekë.

Pistilët të prodhojnë lule.

Petalet të bëhen shkak lumturie,

Kur era të fryjë e lehtë e ti marrë.

Të mbushin rrugët me zëra e gumëzhime.

KOZMIKE

Në ngjyrime jasemini flenë ditët e mija.

Ecur qiejsh të nxirrë prej hire të dhimbshme.

Ngjitur shkallë si një kalë i bardhë, resh.

Vite, shekuj ngjarë.

Me ty, bashkë udhëtuar.

Dashuri që të ushqen e nuk ngopesh.

Për botën e verbër, harmoni e munguar.

About Post Author