
I PANJOHURI
Ashtu e lagur, e vetmuar.
Si zogu dridhej në degë të zhveshur.
Dhe shpirti im i ligështuar.
Dimër, në shpirt, dimër në stinë.
Vështirë ta kapërxesh këtë prag.
Teksa lotët rrjedhin lumenj,
mbytur heshtjen e pafaj.
Një vërshëllimë a zë bilbili.
Më bën të ndalem e të shtang.
Sytë të kaltër, tërheqës ishin.
Ngjarë me qellin e pafaj.
Një çadër më la në dorë dhe iku,
Teksa shiu rridhte litarë.
Makthi më shtrëngoi zemrën,
Si ketri degës, pas erës së marrë.
Teksa ri e sjell ndermend, mbetur pa mend.
Vallë, të ish njeri,..a perëndi!!