Brixhilda Dede-KARAFIL I TRETUR NË NOTA DASHURIE


Brixhilda Dede

KAJRAFIL I TRETUR NË NOTA DASHURIE

Ai erdhi,

Pa lajmeruar, folur.

Trokitur portës,

Në dorë mbajtur kajrafil.

Syve të tij, lexohej zjarrmim qielli.

Krahëve të tij,

Rruzulli bahçe me lule ngjarë.

Puthja,

Aromë kajrafili kish.

~~~~~\~~~~~\~~~~

MALL

Po ta dije sa të desha,

Qiejt nuk do te rridhnin më lotë.

Vetëm diej te vegjël të zjarrtë do të kish.

Më të ngrohtë do të ishin njerëzit.

Ruzulli, do të ngjante si shkëlqim dritë.

Po ta dije sa te desha,

Për ne, nuk do të kishte kthim.

Mirazhin e saj kapur do të mbaje, eos perëndim.

~~~~~\~~~~~~\~~~~~

KËMISHET E SHPIRTIT

Vesha në të gjitha ngjyrat këmishët e shpirtit,

Cila vallë të tërhiqte ty?

Nuk dija, se ti ishe vetë ylberi.

Dhe gjysma ime ndodhej brenda tij.

Brixhilda Dede @📖🖋2022

About Post Author