Brixhilda Dede-Realizim i një ëndrre


DEDIKIM PIKTORES SË TALENTUAR FJORALBA PELIVANI

( GJIMNAZISTE NË ” FAIK KONICA KORÇË)

Realizim i një ëndrre.

Apo dhunti Zoti.

Piedestal që nuk lypsën grada.

Muzë diell për popullin.

Pastel me bojë akrilik.

Portret lapsi, pirografi.

Piktura morale, bojëra vaji.

Mbi gjethe të tharë a’ stazhionuar dëru.

Heshtjes të errësirës,

Shpirtin një yll ngjiti.

Korçës së lashtë,

Fytyrën i shndërriti.

Yjeve, jepuni dorë.

Të mjekojnë plagë varfërimi.

Arti është drita e kombit.

Bekim dheut tonë e mëmës që i lindi.

Brixhilda Dede @🖋📖 2022

Ajo vetë shprehet;

Piktura ështe e vetmja ëndërr që po jetoj .

Kur unë isha një vajzë e vogël mendoja se ajo ishte vetëm një iluzion për mëndjen time sepse unë nuk arrija të bëja dot asnjëgjë sepse shumë gjera më mungonin ,atëhere kur toka prekte orbitat e saj dhe kur çdo yll fillonte të shëndriste .E kapa ëndrren time si një yll dhe e futa në shpirt i vendosa dhe një emër e quajta “Fail” (Deshtim) dhe sa herë që ylli shëndriste fort e quajta “Sunflower “(Luledielli)

E di se rruga që ndoqa do te kete here stuhi dhe here diell , por i kam premtuar asaj se nuk do jetë e mbyllur në një “guackë” të errësuar në fund të oqeanit sepse ajo po rritet me frymën e shpirtit tim…

( Pikturë në vaj mbi gjethe të thatë peme)

About Post Author