Brixhilda Dede-SOT NÈ MBRÈMJE


Brixhilda Dede

  

❤
❤

SOT NÈ MBRÈMJE

Sot mbrèmjes, bèmu yll,

rènè qerpikève tè mi.

Mungesèn tènde, tè shmang mes kujtimesh,

Gjendjen shpirtèrore tè ndryshoj vazhdimisht,

Truri, tè mè japè sinjale,

Se me ty, jam sèrisht, pèrjetèsisht.

TI ERDHE

Ti,..

Erdhe pa pritur, pakuptuar,

Rènè si flokè bore kaçurelave te mi.

Shkrirè, rènè mbi qepalla.

Tretur, ..

Mbete tek shpirti.

TÈ DESHA TY PA KUSHTE

Ne ishim njè dashuri,

Njè buzè, nje zemèr, njè prekje.

Vitet, na kalonin mbi supe.

Rinia, na qeshte mbi trupe.

SA E KTHJELLÈT KJO DASHURI

Tè dua kaq shumè, .. Se di,

Èshtè e pashpjegueshme, e paprekshme kjo ndjenjè.

Shpesh here bej ti largohem,

i trembem, kèsaj lumturi.

Por,

larg saj,..

Nuk rrokam dot, pèr habi.

~TI ISHE~

Ti ishe, dicka e pakapshme,

Ajer, fllad, ishe ti.

Ti ishe dicka e paprekshme,

Hija e shpirtit ne vetmi.

Ti,..kaq e nevojshme,

Arsyeja, ritmi,..

Pa ty,

dritat zbehen,

Hapat ndalin,

Jeta, humb gjallèri.

Brixhilda Dede

About Post Author