
YLLËZON
Shitur për kacidhe, mjerisht, mjerruar.
Njerkën pas, si hije altruizmi, rrufe në shkarkim.
Ekuilibrin e solidaritetit humbur.
Udhëtuar, rrugësh pa shteg, pa shpëtim.
Mjergulla vegimesh zhytin trurin.
Thatësisë dimërore, pluhuri gëzimet anashkalon.
Sy xhamash, verbuar mure gurrësh thyhen.
Uni i egoizmit, kryet rrëzon.
Alternativat humbur janë, horizontesh.
Përtej galaktikës që tinguj më s’ lëshon.
S’ pritej, si erdhi ai tis rrëzëllonjës?
Shpirtrash të brengosur bërë melhem e hoj.
Ai ka vetinë të thithë si magnet.
Të shtrëngon, të vdes, e përsëri të zgjon.
Natyrshëm,
Mbledhur këmbë prej tokës së shitur.
Marazuar,
Marteries së planetit të tij, yllëzon.