Brixhilda Dede-Zgjimi i të mjerëve


ZGJIMI I TË MJERËVE

Ashtu si familja pa pasardhës,

mbetur trung i tharë i pavlerë.

Ashtu dhe atdheu pa rininë,

Shkretohet bie në skëterrë.

Kështu shuhet një mbiemër,

Kur pasardhës pas dot nuk lë.

Kështu një komb mbetet,

Pa histori, kulturë e fe.

Gjumit të thellë rrënë,

Si ariu dimrit fle.

Ndërsa diaj fytyrë dyjëzuar,

Si këmbë oktapodi, shtrijnë lidhje.

Le ta nisë secili nga vetvetja,

Mënjanë lënë çdo cmirë.

Lidhur shtete dorë për dorë.

Për një të ardhme më të mirë.

Brixhilda Dede @ 🖋📖 2022

About Post Author