Brixhilda Dede:Akuarel


AKUAREL

~etyd~

Nuk thashë, të jesh i përkryer.

Sepse i tillë nuk është askush në jetë.

Nuk të ëndërova simpatik apo të bukur.

Dashuria, nuk bën pakte.

Do të dashuroja dhe një karakter të dobët.

Një të varfër, të shëmtuar apo vesë keq.

Mjaft në sytë e tij të lexohej parajsa e tokës, ëndrat e yjeve të fshehtë.

Mjaft, kur gjembat e mij

të çanin dejet e tij,

Fytyra ti llambërinte, buzëqeshje.

Dashuria, shuan huje.

Nga një gjemb, lind më e bukura lulejetë.

Vjen gjumi i çrregullt, si murgjët manastireve,

Mbi një gjoks që vallzon e rreh.

Ngjarë, telajo ngjyrë jetë, kornizuar në ar= diell.