DHIMBJA E ËMBËL
Dielli ndërroi faqe papritur si të kish veshur dyfytyrësi.
Ndëra isha mrekulluar nga dashuria e një burri, lulëzoja si lule shegë, shndrrisnin ngjyrimet e mija prej një force të brendëshme të tejndjeshme.
Dhimbja vinte ëmbël ashtu si tundim trillues, joshesha përftyruar puthjen e Antonit me Kleopatrën.
Pjalmi i dashurisë më shkrihej në trup tejmbushur lumturi.
Qiejve ju frekuentoja aromë dashurie, tërhequr sekrete bukurie.
Perëndisht fluturoja mbi prushe pasjonesh si një shpirt i arratisur përmbi re mall.
Mbi majat e Everestit gegënishten flisja me Zeusin e Afërditën përkrah.
Por, malli i tretur në pritje më shkrihej mbi buzë e zemra digjej mungesës si hi hënor.
Bryma e ikjes më rrëzonte përtokë në një dashuri hyjnore.
Në një intimitet të përkohshëm të siluetës Romeo- Zhuljetë.
Ja kështu, me një breshër fryhen damarlt e tokës.
Qetësia, harmonia, mbarësia humbin thesarëve të botës.
Dhe unë puthesha pa ty e ti pa mua, në një qiell të ri në një ditë të re pa thurje e shthurje Penelope.
Në një univers me yje të pafundme, rrëmbehet një dashuri e humbur, ofrohet një sprovë e re.
Ja kështu, si në ëndërr harlisem degësh e gjethesh me një ndjenjë delikate dhe përsëri lulëzoj.
E përsëri ridua si Dezdemonë.