
DHOROTHEA
Morgjet hidhnin vallen shkoklavitur si ujët e nxehtë brenda në një kazan.
Ndërsa zemra ime ishte gjallë e gufonte akoma,
Ato ndiqnin nga mbrapa karvan.
Ju trembën, buzëqeshjes sime.
Fjalës së ëmbël, syrit pishtar.
Urrejtjen, as inatin nuk i njihja.
Ndaj, me ta nuk bëra pakt.
Isha ledhatim i lumturisë.
Dashuria e pajetuar.
Mbetur, muzikës së shpirtit,
ëngjëj, kompozuar.
Kur vështrimi i ngrirë, kokë të mbështeste mbi ta.
I dashur, mos u shqetëso për mua.
Jam fushat e shtruara me trëndafilë.
Aroma e ngrohtë e pranverës.
Prekja e ledhatimit të lehtë të erës.
Aty ku lexohet fjala dashuri, jam unë.
Jetoj deri pavdekësi.
Ashtu si veprat e poetit.
Deri sa fraza mirësi të ekzistojë.
E bota e dritësuar, frymë të mari.
Unë… dheu i trupëzuar në frymë…
Brixhilda Dede @2023
( Dhorothea= nga greqishtja Dhurata e Zotit)