PARAJSA E TOKËS

Ecja përtej territ me dorën e djathtë mpirë. Busull më bëhej një yll paksa i thërrmuar, herë shfaqej e herë fshihej ai si batica= zbaticat e një shpirt deti të trazuar.
Karma e qytetit shfaqej, tablo e një drite të vdekur deri në por.
Asnjë oxhak nuk tymonte si cigarja ime, thyer tabu të hershme si degë thyhen një ciklon.
Lakmi e erës kalonte në xhelozi, xhelozia në urrejtje, ndërsa shndërriste aura ime e qielli ngjyrat në marramëndje trazonte.
Mendimet vibronin gjetur balanc si vathët në vesh varur.
Neurone idesh zgjateshin rrjeta peshkatarësh bërë, lakut të tyre hënë e zhubrosur detit të verbër mardhej.
Heshtja monotene thyhej ngadalë si akujt gotës së verës kërcitur.
Pirë me një rruf fund e krye e nesërmja me bekim të ri mirëpritur.
Liruar prej negatives nga amullia dalë, mendimet obsesive ujëvarë rrjedhur, Prekur alfën e omegën zambakëve të bardhë derdhur.
Vetëdija hapur, transformuar, buzëve të lumturisë lexohej.
Muzgu pritej, këmishë shpirti zbërthyer me ndriçim, lakuriqësie Loise Hay larë prej vesë mëngjesi me ngazëllim.
Kra= kra pulëbardhash metaforë, mbi shkumbë të bardhë deti që flet,
Pushtim shpirti, si paqe.
Bekime hyjnore derdhur dritë, mbi ujë të kaltër detesh.
Dita ngjyrat dashurisë i rrëmbente e falte, larguar derte.
Energji magnetike e pakontrollueshme rrëmben thyerjen e një rreze drite.
Laps i bardhë bërë mbi një qiell rozë, krijuar gërma mistike.
Lindët të qeshni, të qani, lindët të dashuroni.
Me paqen e vetvetes bëni pakt.
Parajsën e tokës të përjetoni.