Brixhilda Dede:Protestë apo festë?


Miq të nderuar mos ngatëroni festën e nënës me festën e gruas.)

Protestë apo festë?

Thonë se në vendin tim gratë sot vishen bukur,

Bërë sfilatë bulevardeve për një dashnor.

Thonë se disa mbrëmjeve pijnë deri vonë lokaleve.

Dredhur ndonjë cigare nëpër dorë.

Thonë se në botë gratë bëjnë protesta.

Është dita e jonë, për të kërkuar të drejta.

Thonë se gjaku i derdhur e maskrat dije.

Paguhen me një çmim, dënim me vetëdije.

Nuk kam shkelur aty, vetëm dëgjuar.

Diku kam qenë në një vend të huaj.

Ku nuk dëgjova as njërën as tjetrën.

Gjurmët e kësaj dite ja lashë vetvetes.

Uruar gjithë miqtë, prej thellësisë së zemrës.

Sot, gëzuar!!

Nesër,

Është nesër.

About Post Author