REFLEKTIM
Bëhu fuqi qëllimi, zgjuar qeliza të vdekura neuronesh ku fle heshtja e paqes.
Sfido sprovën e misionit të shenjtë hyjnor.
Hedhur dritë mbi mrekullitë e
natyrshme.
Hesht, dëgjuar hapat e shpirtit.
Vështrimin tim tërhiq e lëre pezull si planetet shohin diellin.
Bëhu ëngjëll i netëve të mija.
Teksa sytë e uritur thyejnë xhama qielli për një pushtim shpirti.
Lotëve të shiut mos ju tremb. Shaminë e bardhë të reve rrëmbe e fshi sytë për të parë ylberin, si llambërit.
Oh, e dashur unë jam bërë qiell për ty, nuk po më sheh?
Sepse ora e ndarjes qepallave të rrënduara të kohës, do të jetë oqean i madh.
Pa konflikte me mirëkuptim do të bëj paktin.
Me ty, e shenjtë, hyjnore, shërim shpirti.
Të ndarë, të dashuruar, të pavdeshëm ne, në përjetësi.
Mendimet tona do të vibrojnë universit në të katër stinët e vitit,
Ku unë si në një libër, do të mundem të lexoj shpirtin tënd të bukur.