Brixhilda Dede:Sa të dua?!


SA TË DUA?!

Mate distancën e shikimeve tona,

Teksa kafesë së errët i hyj në brendësi lexuar zjarrin e zemrës.

Shijohe hijeshinë e natës si unë të jem qielli yt,

Hëna kaligrafi sekretesh, ndaj heshtjes e mungesës tënde.

Mantelin e jargavantë shkopsit,

Alkimisë së yjeve thyer imagjinatën.

Aty ku shkundet, zgjohet dashuria deri në ekstazë.

Pastaj më folë në ç’ farë gjuhe të duash,

Deri në heshtje të përjetësisë.

About Post Author