Brixhilda Dede:Tempulli im


Boshllëkun e mungesës tënde,

ndjeva si sprovë dështimi.

Teksa shpirti më dridhej

gjethe erë tutje= tëhu.

Dhimbje ndjeva, kur gota e plasur mu thye duarsh,

E tymi i cigares me mirazhin tënd u fshi.

Vështrimi, ngriu hapësirës pezull, mungesës së tempullit ku falem.

Udhërrëfim bërë sytë e zemrës,

Ecur labirinthesh trajektores së fatit.

***

Erdhi,..pa pritur, pa kuptuar.

E vodha, e plaçkita dashurinë.

Mbyllur, derën me dryn.

About Post Author