N’mall …t’kam djeg

T’kam djeg me zjarrmin e cigares bri oxhakut
T’bana tym t’bardh…
Se andrrat e bukura shihen me syt e m’shel
E veç njaty nuk ka dimna t’idht…
T’kam djeg e t’kam shue pa m’dal fryma
Ani pse grat e vujn ma shume mallin se burrat
Dashnia asht varr i hapun prej t’gjallve
Me ditê…….me netë ….,,t’numrueme….
N’mall t’kam djeg…
N’mall kam me ta majt hinin….