Brunida Resulaj-Se të ndjeva përtej mallit


Se te ndjeva përtej mallit .
Se te desha përtej shtratit.
Ta dhashë dorën, me tërhiq ,
Ne parajse apo ne ferr ,
Sy mbyllur do te ndjek!

Si e marr vazhdoj te dua .
Dhe pse plagë ne trup ke hap..
Sot nuk je veçse një ëndërr,
Neper kohe ke ngelur larg .

Unë mbyll sytë ,vozit ne vite ,
Dashuri te quaj prapë!
Po për ty me thuaj cfare isha..?!
I pa busull udhëtar .

Neper rrugët ku humbisje ..
Udhërrëfyes ,për ty kush ishte?!
Shurdhmemec,
S’flet e s’dëgjon..
Heshtur rrugëve vajton..!

Lotin tënd gjurmë’ e le .
Por mbi lot nuk shuhet malli !
Shpirt brengosur ..
Trup i vrarë ..
Zemrën peng ma ke marr! 


About Post Author