
Përtej imagjinatës ,
Përtej reales, ndjesisë.
Jashtë çdo kufiri ,
Jashtë çdo arsyeje , logjike ,
Larg botes ,
Brenda meje ,brenda shpirtit,
brenda të brishtit trupit tim,
Qëndron ti !!
E pandryshueshme, e patjetërsueshme,
E pa shkelur,e pazbuluar ,e pashfaqur..
E pa thëne, e patreguar..
Mister për te gjithë ..!
Dashuria jone :
libër pa fjale..
Mesazh i pashkruar
Enigme e pazbuluar
Udhëton ne kohe ,
As profecitë nuk munden ta c ‘bëjnë atë!!
Pse ne nuk ishim ,
Personazh te një libri
Aktor te një filmi
As heronj te një lufte.
Te njohur nga te gjithë ..
Unë dhe ti ..
zgjidhja dhe përgjigjja!