Brunilda Resulaj:Shelgu plak


Brunilda Resulaj

Atje tej nje shelg plak
Kerrusur mbi lum qendron.
Kurioz njerzit
Cdo dite koken nga shelgu kthenin ,
E donin deget t’ja preknin per fat!

Dhe gjithmone e njejta pyetje ..
Na trego o shelgu plak
Si jetove kaq gjat ?!
Na e thuaj sekretin ,
Na e percill fatin!

Duke renkuar pergjigjet shelgu plak.
Ah njerez ,kurr zili mos kini :
As njerez ,as peme ,as kafshe ,
cdo qenie qe jeton gjate!

Nuk e zgjodha une kete fat.
Perdite dege e gjethe lumi me merr ..
E bashke me to vdes nje copez jete!
Ah sikur ta dinit cfare dhimbje ndjej ,
ndersa pjeset e trupit m’i rrembejne .

E lutem cdo dite ,me shkul me merr ..
Por lumi prej zhurmes nuk kupton
As renkimet e mia kurr s’i degjon
Une me dhimbjen rroj cdo dite ..

Tek shikoj qe lumi ,
Deget si rrobat ,nje nga nje m’i zhvesh .
Kam vite qe lutem :
Dimri i rradhes shpresoj t’me ndihmoj
Rrenjet te me gryej ,ne si shkult’ dot!

Deri sa nje tjeter dimer te mberrij
Fundin e rrenjes te arrij.
rrjedha e lumit ne krahe t’ me marr!
Vec atehere paqja mbi mua ulur do t’rri!

Kurr o njerez :
mos e kini zili !!
Nje njeri ,nje peme a kafshe ..
Qe vdekja ka harruar ta marr!!

About Post Author