(BRUTUUS)


Konte Vladimir

Do të vij
natën në gjumë
dhe do të zhvesh
do t’puth pa fund..
kudo..
ngado..
në buzë
në sy
në qafë
në vesh
…….deri në epsh
Do t’futem brënda
..thellë
brënda shpirtit
edhe më tej..
Do të shijoj
si gotë me verë..
Si çokollatë
…….Si një koktej
Do dashuroj lëkurën tënde
erën e trupit
…….kockat e tua
Dhe ti do ndihesh
e lumturuar
si kurrë më parë
si asnjëherë
..e lumturuar
deri në thua..
……………..gjithandej

About Post Author