Buburizat e rrezeve…Leonard Pipa


Buburizat e rrezeve,

ha, në skaje të trishta,

Si petale lulesh të verdha,

Kokrra të kuqe

degëve të brishta,

Në vjeshtën e rrugës dredha dredha!…

përrua mendimet i laj çdo natë,

Si tesha të lëshuara në humbëtira pritjesh,

Ujqit, derrat, arinjtë s’më mbajnë inat,

Më dinë lugat… prej vitesh!

Veç ti e di…inati i kësaj ere,

Ma thyen zemrën tamzanë të vjetër vere,

Më çon në krua lart në fyt të Çukës,

Më ngop me ujë me bisht të lugës…

Si zogëza më pëndë argjëndi,

Më bind me fjalë e lajka resh,

Që pret, nuk tundet më nga vendi,

Ti pijë ujë në rradhë pas nesh.

Dëshirave të mia ti u vodhe çarkun,

Me sqep të përgjakur në këngë e n’rrjedha,

I frikem stinës më kafshon barkun,

Në zjarret e mia mbytem në të djela…