“Bukë,kripë e zemër”-Eqerem Canaj


“Buke, kripe e zemer”

– I. A. Poeti Strugan –

Poezi

Ndonese, shtratit i dergjur,

enderr e shprese, dot s’i ndal,

s’i ndal dot oret e nates per ty,

qe me rrembejne ne krahet e poezise:

drejt mikut te diellit dhe drites,

virtyozit, poetit strugan.

Ndonese, nje grusht uje,

nga liqeni i Ohrit a i Prespes,

do te na mjaftonte neve te dy,

do te mjaftonin edhe dy pika vese:

te percillnim kafen e zeze,

apo te flamosuren raki…

S’ka galje, vella, hic mos u vijas,

mbreteresha e verdhe prej ketej vjen,

se bashku me artin e saj te paster,

dhe mesazhin tim, respekt i patretur:

packa, nese ti bujte ne qytetin tim,

s’denjove, kafen e pive vetem.

Poeti Strugan, i arti Ibrahim,

keto nojma, fare mos i pesho ne kandar,

do te pres ketu buzedeti padiskutim,

penen tuaj, ne flori lare:

sic vellai pret vellane,

buke, kripe e zemer te bardhe.

Vlore, me 19.06.2024.