“Bukuri dhe trishtim” përkthyer nga Irma Kurti


“Bukuri dhe trishtim” përkthyer nga Irma Kurti

Në një tokë të vetmuar të shkretë
Në orët e ngadalta të mesnatës

Duke parë lulet e lodhura
Në kryqëzimin e ditës me natën,

Zogjtë që kthehen në fole në radhë
Dhe mbrëmja tregon ngjyrat e saj.

Drita e hënës që puth sipërfaqen e ujit
Me gjurmë ujëvarash të hijshme,

Ka një tingull të veçantë heshtjeje.
Ndër pemët që lartohen si kulla,

Mund të ndaj shumë më tepër se këto
Kur në sytë e tu unë shikoj.

Dr. NAILA HINA, Pakistan
Marrë nga “Hijet e diellit”
Përktheu në shqip: IRMA KURTI

Bashkëpunoi: GERMAIN DROOGENBROODT
Piktura nga Sajida