Bukuri e brishtë-Donike Rrethej


BUKURI E BRISHTË.

Ditët jan ( miope ),
harrojnë se dielli flirton,
n’nadjet imcake kur dita zbardhet …
me pëlhurat e ngjyrta.
Zemra dridhet n’galop n’majat e andrrave,
t’natës ala t’freskëta.
Buza hesht !
Tuj lan vend shpirtit me shkrue dishirat,
n’muret e puthjeve t’vjedhna.
Ah, ditë e re !
me tana rreth mejet q’i m’mbushin boshllëkun,
e gjoksit me jetë.
Duert rroken tuj t’dasht ty,
me sytë e djallzuem q’i m’shpojnë tej – përtej.

Tuj m’ftue n’mëkatet ma t’amla.
t’prekjeve t’dishirueme me shikimet q’i bahen ,
pre mbi ty.
T’due…
me sy…
me duer…
me trup…
Se zemrën e shpirtin si kam ma,
tujat janë.

Ditët lindin e vdesin n’harresë,
pa e dit se dielli prep del,
e nata prep vjen .
E unë harrue kam se andrrat jan mbrenda mejet,
kaq t’brishta ,
harrova gjithçka q’i m’rrethon …
( tuj t’dasht ty ).
U bana e brishtë ,e vogël …kaq e vogël para tejet,
e asaj q’i t’tham ,jo…..t’thot zemra.
T’dueee !

Autore:
Donike Rrethej .

Se femna asht edhe e brishtë , natyra kështu na krijoj ,me forcën na dha edhe brishtsinë.
Për kët jena ndryshe e meritojmë respekt.

About Post Author