“Bukuri e virgjër e lashtë”:Adriana Kongjini Bala


“Bukuri e virgjër e lashtë”

Sapo zgjohem në mëngjes,

Fërkoj sytë mos jam nē ëndër

Jashtë zëra shumë dëgjoj,

Çohu bir se bëhesh dhëndër.

Nëna me shami të bardhë ,

Duke qeshur dhe e gëzuar,

Në obor dasmorë kanë ardhë,

Çohu bir kanë për të uruar.

Kështu ishte kohë më parë,

Me muzika tundej avllia,

Prisnin nusen si borëbardhë,

Këngë e valle gjithë krushqia.

Kur tek porta dukej si drita,

Nëna e përcjell me lot,

Nuses I ikin lotët si pika,

U trashëgofsh bijë pēr jetë e mot.

Gjithë njerëzit dhe dasmorë ,

Kushërinj dhe njerëzia,

Bashkë kur çifti vë kurorë,

Në shtēpi ngrihej dollia.

Tundej fshati kishte dasmë,

Çifti I ri si diell e hënë,

Bukuri e virgjër e lashtë,

Dashuria kish hedhë” rrënjë.”..

Autore

Adriana Kongjini Bala

About Post Author