Bukuri hënore…Eralda Cuko


Moj e bukura dritëz Hëne lart në qiell,

me ndriçimin tënd më sjell kaq gëzim!

Mbi detin e pafund pasqyrimin blu përcjell,

nga imja zemër e largon këtë trishtim…

Moj e bukura Hënëz ,sa mahnitëse je,

me hijen tënde shtatin tim mbulon!

Si ëngjëll i natës më pushton fuqishëm,

nga ëndrra emblematike shpejt më zgjon!

O dritëhëna ime dashur ,e vyer,

udhën në terrin e natês ma lehtëso!

Më lejo vezullimin tënd ta shijoj,

me hijeshinë magjike më mbulo!

Në shpirt më solle paqe e qetësi,

jotja dashuri m’përqafon pa fjalë…

A di se për mua je e teta mrekulli,

që me oazin tënd shpirtin ma ngjall?!

Mbi lugina shtrihesh si deti me valë,

pse në zemër me je gdhendur kaq thellë???

Seç më pëshpërit me gjuhën tënde pa fjalë,

afrohu e dashur ,mos lodro më përmbi qiell!..