BUKURI QË FLET ME GOJË
Shkova lart nga Tepelena
në një bar bëra pushim
kafenë e harrova fare
E vjeter sa lashtesia
e vogël po shkëmb stërralli
të shikoj e s,kam të ngopur
shkruaj e më shtohet malli
Qytet me lavdi ngarkuar
Zoti vet të ka bekuar
të ka qëndisur me dorë
edhe malet mbajnë kurorë
Aty në dy gryka malesh
dy lumenj aty bashkohen
bukuri që flet me gojë
kushë kaloj e nuk ndaloi
Shushurijne valët e Vjosës
flladi më përcjell me këngë
kam dëshirë të kthehem prap
të iki këmbët smë bëjnë

Exif_JPEG_420