Bukuri shqiptare


Guri Coka

Bukuri shqiptare👩‍🎤… 🌹!
…………………………………………………
Katerina Boçari është vajza e Marko Boçarit .

Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790, në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si: Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i Kryengritjes të 1821, Noti Boçari, i cili ka lindur në Sul në vitin 1759.
Ai ishte ministri i parë i Mbrojtjes i shtetit grek, dhe vdiq më 1841.

Babai i Markos, Kiço Gj. Boçari u martua tre herë. Nga këto tre martesa kishte 18 fëmijë, pesë prej tyre i vdiqën të vegjël. Nga martesa e parë me Krisulla Papazoti Jotin, kishte Janin, Lenën, Marinë, Anastasinë dhe Markon.

Sipas të dhënave banorët e parë që u ngulën në Sul ishin ushtarët e Gardës të Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Mbas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, rreth 200 luftëtarë shqiptarë me familjet e tyre, si fisi Boçari, Xhavellasit, Llalla, Dangëllinjët, Dragovët e të tjerë formuan fshatin e Sulit afër qytetit të Janinës dhe luftonin kundër turqve për lirinë e tyre.
Që një pjesë e popullsisë së suliotëve janë çamë këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik “Suljotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”.

Ndërsa studiuesi Ciapolini thotë: “Suljotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e dialektit të Çamërisë”.

Një pjesë e popullatës së Sulit pasi u shtyp nga Ali Pashë Tepelenës u dërgua për dënim në ishullin e Korfuzit dhe ishujt e tjerë për rreth tij.

Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më të rëndësishëm të Kryengritjes të 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por edhe për dëshirën e madhe për shkrimin dhe edukimin.

Markoja bashkë me dy shqiptarët e tjerë Odise Andruçon dhe Gjergji Llalla-Karaiskaqin u edukuan në oborrin e Ali Pashë Tepelenës në artin ushtarak, politik dhe të zgjuarsisë.

Ëndërra e Markos ishte që të edukonte suliotët shqiptarë që të dilnin nga gjendja e luftëtarit të pamësuar që luftonte pa ndërprerë, pa një të ardhme, të jetojë paqësisht në një shoqëri të lirë e të drejtë.
Markoja, ndërkohë shqetësohej se mosedukimi mësimor çon në humbjen e disa tipareve të njohura cilësore që e bënin arvanitasin suliot një figurë popullore të veçantë, që edhe brenda mosarsimimit, varfërisë dhe kushteve më të vështira të jetesës, ngjallte adhurim.

“Dua të arsimohesh”, i shkruante në letër, djalit të tij Dhimitrit, që gjendej në Ankona të Italisë, “por veç kësaj dua të brumosesh me traditat suliote, të mbetesh përherë suliot siç ka mbetur tata i yt.”

Shumë historianë grekë e deklarojnë Marko Boçarin dhe shumë heronj të tjerë shqiptar të Kryengritjes të 1821, si grekë dhe jo shqiptar, duke pasur parasysh që Marko dhe të tjerë heronj të 1821, i përkisnin fesë ortodokse.

About Post Author