Bukuria është kudo-Urim Mezini


mjaft të dimë ta dallojmë

Bukurinë ku se kërkojmë !

Por ajo,është gjithmonë prane

Vecse duhet ta dallojmë

E jo ta mbajmë,kokën menjane

Bukurija është gjithmonë prezent

Kurdoherë është në jetën ton

Veç lipset t’jemi vigjilent

E ta shohim me syrin tonë

Është me njerëz dhe kjo punë

Unë përshembull e gjej kudo

Edhe në ëndërr ,kur flej gjumë

Më buzëqesh e shpirtin më ngroh

Bukurin e ke tek vetvetja

Jeta në fakt ,është kaq e bukur

Mjaft ta shohim,n’pozita të drejta

Prandaj kurrë ,nuk duhet ngutur

Bukurin e gjen dhe tek agu

Kur lind dielli ,sa çel sytë

Kur këngën e bilbilit,je tu nigju

E thu, sa bukur filloj kjo ditë

Bukurija është,sa hedh sytë

Sheh fusha ,kodra edhe male

Kur brenda vetes,kërkon me ditë

E zot thua ,çfarë bukurish na fale?

Bukuria është dhe tek nata

Kur yjet magjishëm vezullojnë

Hëna shpërndan rrezet e arta

E bashkë me yjet,errësirën ndriçojne

Bukurija është dhe brenda teje

Lum ai/ajo,që e ka në pronësi

Me mirësi botën do t’ushqej

E do ta përdor,veç për bamirësi

Por bukurija më e madhe, është familja

Jan prindit,bashkëshorti/ja e fëmija

Është vendlindja,pragu e shtëpija

Jane dashurija e lumturija e kësaj bote dhe kënaqësia.

Urim Mezini Torino Itali