Bukuria…
Bukuria është e hatashme,
ajo është tejet mahnitëse.
Bukuria rrënjoset thellë,
ajo është vrasëse ,rrezellitëse.
Bukurinë kudo e takon,
në vesën e barit të njomë.
Bukuria gjendet në lulen e frytshme,
kur në të vesa pika,-pika pikon.
Bukuria ndodhet në shpirt ,
kur me mirësi shpirtra pushton.
Bukuria magjeps rrënjësisht
ajo prek zemra , këdo huton.
Bukuria është universale,
tërheq zemrat i bashkon.
Bukuria është thesar,dhuratë
lum kush e zotëron!
Bukuria çmend artistin,
piktorët “të bukurën” pikturojnë.
Bukuria tërheq poetët ,
që për të vargje të pafundme krijojnë.
Bukurisë i krijohen tekste,
qe kengëtarët në skenë t’i këndojnë.
Bukuria frymëzon edhe kompozitorët,
se për të vepra muzikore sajojnë.
Bukuria tërheq gjithkënd
që me ëndje atë e vështron.
Bukuria lë gjurmë kudo ,
sidomos kur në zemër depërton…
Eralda Cuko