Bukurie Binjaku-Më mjafton mirësia në shpirt!


Bukurie Binjaku

MË MJAFTON MIRËSIA NË SHPIRT!

Më mjafton të shoh, ato gjërat reale
Mjafton, flas me lulet, natyrës kur dal,
Mjafton e ndaj të mirën, në një ngjarje,
Mjafton të shkruaj, as era mos i marrë.

Më mjafton jeta, në momentin “tani”
Kujtimet e bukura, në shpirt mjaftojnë,
Mjafton të hidhurave, buzëqeshja terapi,
Mjafton të nesërmen, tërë e shpresojnë.

Mjaftojnë gurët, që m’i hodhën përpara
Mjafton që ndërtova, ura për të gjithë,
Mjafton që di, se të ligët vihen në gara,
Mjafton që shpirti im, i shijon mirësitë.

Mjafton që qielli, jo kurrë s’mu zemërua
Mjafton më fali bojë, unë shpirtin në libër,
Mjafton Hëna në dritare, bashkë zgjuar,
Mjafton kënga e zogjve, vargut melodinë.

Më mjafton thjeshtësia, ky kostum mode
Mjafton, më lumturojnë gjërat e thjeshta,
Mjafton, s’më duhen bojëra, të vizatohem,
Mjafton që kujtimet, mi pikturon vjeshta.

Mjaftojnë valët e detit, shpirtit qetësinë
Mjafton që mbi rërë, vargjet mi përqafon,
Mjafton përvojë jete, zgjedh njerëz të mirë,
Mjafton që u rraha me vaj e uthull, mjafton!

© #Origjinal

© Bukurie Binjaku.

About Post Author