Bukurie Binjaku-TURPI MË I MADH …KUR ATDHEUN TËND HARRON!


Bukurie Binjaku

  · 

TURPI MË I MADH …

KUR ATDHEUN TËND HARRON!

Turp s’është të jesh, pa makinë

Apo sikur një të vjetër, të kesh,

Turp kur hedh, fjalët si benzinë,

Në erë ligësie djeg rëndë të tjerë.

Turp s’është të jesh, një i varfër

Jo kurrë me të thjeshtë karakter,

Por kur ke një shpirt të papastër,

E pavlerë, jeta e ndërtuar pa nder.

Turp s’është, kur i ngjitesh malit

Shumë turp, kur natyrën dëmton,

Të jesh faleminderit, Zoti na e fali,

Turp kur lumenj e dete i turbullon.

S’është turp për atë që lyp t’i falësh

Turp tjetri që ka, s’u jep gjë në dorë,

S’është turp, me prindërit të dalësh,

Turpi më i madh, kur prindërit s’i do.

S’është turp t’i qash, dikujt një hall

Por atë, ku e thua ta dish e besosh,

Turpi mbet te ziliqarët, në mëhallë,

Me thashethemet, qosh më qosh.

Turp nuk është, kur re në dashuri

Por kur s’e lë kohën, që ta njohësh,

Turp është për atë, që bën tradhti,

Jetës pabesisht, shpejt rrëzohesh.

S’është turp, kur rrugë kurbeti merr

Turp i madh, kur Atdheun e harron,

Është krenari, kur je patriot me nder,

Kur gjuhën shqipe fëmijëve u mëson.

Bukurie Binjaku. 12. 10. 2020. GREQI.

About Post Author