Përpara shtëpisë në pemën me lule të verdha,
Sa bukur bilbili këndonte,
Me zërin e tij të ëmbël,
Në pesë të mëngjesit nga gjumi na zgjonte !
Qetësi, bukuri e rrallë,
Lule të bukura kudo që kaloje,
Sa shumë u kënaqëm,
Unë me burin dhe me djalin bashkë !
Kudo që hidhje këmbën,
Pastërti e madhe,
Nuk shikoje asnjë mbeturinë,
Vetëm gjelbërim kishte në rrugë e në livadhe
Pemët e larta të bukura,
Kishin çelur sythet,
Plot hieshi dhe aromë të këndëshme,
Oh sa bukuri që ishte aty !
Kodrat, brigjet, malet, fushat,
Plot me lule ngjyra, ngjyra,
Buzëqeshnim ne, qeshte dhe natyra,
Pulëbardhat notonin të gjitha bashkë !
Lëviznin nga një anë në anën tjetër,
Si flutura të bukura,
Bukuritë në zvicër ishin të mrekullueshme,
Kudo që hidhje sytë vetëm gjelbërime !
@Afroviti Kruti..5/11 /2023
