Titulli: Bukuroshja ëndrrimtare
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Bukuroshja ëndrrimtare nuk kishte asgjë,
vetëm shpresonte për një të ardhme më të mirë,
Ëndrronte për gjëra të bukura që do t’i bënte,
pastaj të ndjehet vetvetja!
Me shpresë e durim e lumtur shumë
Jeta i dhuroi shumë gjëra të bukura,
Tani ajo ndjen qetësin shpertërore,
me ate që kishte krijuar vet.
Një fole me ngjyra plot, dekoruar,
Një kopsht të bukur me lule , shumë ngjyrash si një parajs i vërtetë pikturuar,
Me dashuri, paqe e mirësi.
Falenderonte zotin çdo ditë, që dëshirat u realizuan si në ëndrra,
Tani ajo është e lumtur shumë e
bekuar nga i madhi zot.
Të gjitha këto mirësi
i erdhën një nga një,
Tani nuk ëndrron më si më parë,
Jeton një realitet të vërtetë.
Michigan 27 gusht 2022
