BUKUROSHJA IME
FATMIR PUSHI
Bukuroshja ime gjithë gjinia,
Esenca jote është në zemrën time,
Heshtje, heshtje, vetëm muzik,
Gjithë të tjerët….. po lipin rima.
Dhe në rima shkëmbi vdes,
E vërteta hyn në botën tonë,
Bota është një zhurmë zërash,
Heshtja jonë të gjithë i tërbon .
Dashuria frymon ……….me rima,
Cfar është e vështirë të kuptosh,
Para së cilës……………. ngrysemi .
Ishim të freskët sot jemi me rrudha.
Dhe rima nuk është vija e dytë,
As dhoma…………. e zhveshjes,
Por është biletë, për një kolonë,
Rënkimi i rrënjëve, dhe elonit.
Dashuria ime gjithë esenca ,
Gjithçka e jotja është e bukur,
Trupi ………sytë ………….buzët,
Me ty më pëlqen……… të jetoj.
Sa të kem jetë do të jem me ty,
Dashuria e vdekja gjithmonë bashkë,
Shpirti dhe gjaku të pa ndarë ,
Do ti marim kudo me vete dashuria ime.
