Bulqizë 2024-Vaso Papaj


Kukuvajka gjumin zgjon…

Shallin lidhur lak në grykë.

Qafës së Buellit mbi furgon,

Një ngulçimë më zë në fyt.

Nuk më kthehet koka pas.

Ia kam marr djalit dy sytë.

Seç më vjen të ulëras.

Kam veç një e s’kam të dytë.

Biçikletën s‘e harroj.

Kur të kthehem, biri im,

Në u bëfsha tjetërsoj,

Do ta mposht këtë mallkim.

Re të egra laramane.

Çerek dielli sa mezi.

Nja dy ura çalamane.

Kovë e mbushur, krom i zi.

Falmë ëndërr një buzëqeshje!

Hiqma sysh gurin e zi!

Bir, do të doja cit të mbushje,

Një kovë plot me poezi.

Mund të jetë një imazh i 3 persona