Buqetë Lirikash( 71-80)-Lefter Shomo


LOTI YT

Doja të isha loti yt

Që qetë prej syve zbret

Jeton një çast përmbi fytyrë

Në gojë zbret e vdes.

PASQYRAT E QIELLIT

Qiellin pafund i madhi Zot

Sajoi mes çudirash

Mandej liqene, dete plot

Të qiellit pasqyra.

NUK SHTERROJNË NDJENJAT

Koha, distancat mallin shtojnë.

Na ndajnë ditë, kilometra

Qafimet , ledhat I privojnë

S’ mund të shterrojnë ndjenjat.

DETI

Herë ky det mban të fshehur

Bunacë e t’ egra tallaze

Kur grua të qetë e të pjekur

Herë një inatçeshë plot naze.

ZHURMËN E VALËVE

Në një guackë, si perla

Do vë të detit shqetësim

Zhurmë valësh , si ledhat

Poshtë jastëkun tim.

NUK NDAHEM..

Nuk ndahem kurrë nga ty ,o det

Je dashuri që rritet

Në rrjetën tënde unë kam ngecë

Si peshk që përpëlitet.

BOLLËK SHPIRTI

Paraja, sendet s’ kanë aspak

Dhimbje, hare’, lot ndjenjash

Por shpirti që brenda tij mbart

Bollëk virtyte perlash.

TË DUA O DET REBEL

Ta dua dallgën tënde ,o det

Të lirë, të pabindur, t’egërsuar

I ngjet dhe shpirtit tim rebel

Që nuk jeton nënshtruar.

I MARR NGA ËNDRRAT

As tani e as qëmoti

Në jetë s’pata shumë gjëra

Por them përditë :Lavdi Zotit

Ç’ më mungon e marr nga ëndrrat.

MAGJIA E SYVE

Kjo botë gjithë mrekulli

Lulet e bukurive

Por s’ matet me asnjë magji

Gjuha e zjarrtë e syve.