SI LULET
Rriten me mund , pa pekule
Nur shtojnë nga puna , nga balta
Nga plehu i jetës, si lulet.
PUTHJE E RREME
Të rreme puthje mos guxosh
Është mjaullitëse grilë
Se dashuria e kupton
Edhe dritaren mbyll.
DO ΤË KISH?..
Në se s’ do kish zemra hulli
Trishtim, mundime, plagë
Të tillë të hidhur ëmbëlsi
Dashuria do të kishte vallë?
NJË PUTHJE HUA
Kërkova nga ty një puthje hua
Ti më pe vëngër, egër e vrazhdë
Më the : ” Ç’ kërkon? A e di ç’ thua?”
-Eja, ta rikthej prapë, të thashë.
BUKUROSH..
Duart fisnike në se s’ di
Ç’ ti bësh o bukurosh
Të ëmbël bëji ledhatim
Mëso të përqafosh..
TË ARRIJË YJET..
Mbi kokën tënde , mbaje mend
Të huaja këmbë , mos lejo
Përveç se ato të birit tënd
Kur yjet t’ arrijë kërkon.
PAK TRISHTIM…
Fytyrës tënde si hyjni
Shtoji dhe pak trishtim
Do marrë tjetër hijeshi
Do marrë tjetër lulzim.
GJEMBA- LULE
Lëndonin, digjnin të rreptat fjalë
Porsi një gjemb që ngulet
Por zemra që dashuron, fal
Dhe gjembat kthen në lule.
VARGJET E MI
Të mitë vargje si e ndrojtur vajzë
Që matet, guxon të hyjë në pyll
Ngurron, këndon me zë të lartë
Zemër të marrë , guxim.
VALLJA E SYVE..
Ndriçojnë diejt e mirësisë
Mes zemrash si djamante
Veçse shpirtrat e dashurisë
Në sy e hedhin vallen.
Lefter ShomoK/04 b.l.α.
