Buqetë lirikash-Lefter Shomo


BUQETË LIRIKASH( 41- 50)

ÇUPËRLINË

thashë nga malli i djegur

– Më fal një përqafim

Hyre si vajzë e pjekur

Dhe dole çupërlinë.

KËNGË DALLGËSH

Do marr guacka si perla

Stoli të detit ,zbukurim

Dhe këngë dallgësh si ledha

Poshtë jastëkut tim..

HUMBËM ÇELSAT

U mbyllëm mes përqafimesh

Mes zjarrit u lëkundëm

Pas puthjesh, ledhatimesh

Dhe çelsat ne i humbëm.

FLUTURIM

Me nga një krah, ne që të dy

Aq fort të dashuruar

Mundëm të marrim fluturim

Në jetë të përqafuar.

HAPA NDERI

O bir, dhe kur të bëhesh burrë

Hidh vetëm hapa nderi

Dhe kur të jesh mes furtunës,

Mes dallgëve të detit.

SHQISA E SHTATË

Ah, sa më josh tepër,pa masë

E shqisave larmia

Ah, po të kishte shqisë të shtatë

Le t’ ishte mrekullia.

SI ERA

Ti tymit dhe ujit ngjan

Je avull që avullohet

Je posi reja, je tufan

Si era që s’ burgoset..

BUZËQESHJA JOTE

Buzqeshja jote zgjati një çast

Gjithë jetës më përcolli

Thellë në shpirt atë e mbart

Leshoi rrënjë e s’ doli.

SHPIRTI I DASHURISË

Diej mbajnë zemrat e njerzisë

Vyrtyte prej djamantesh

Veçse shpirti i dashurisë

E hedh mes syve vallen.

YJET NË DUAR

Puthmë me zjarr, unë të çoj

Lart ,yjeve t’ praruar

Në se sa unë ti më do

Yjet t’i zbres në duar.