Buqetë lirikash-Lefter Shomo


SI HESHTJA

thuaj fjalë si t’ parën herë

Gazmore si buzqeshja

Si këngë t’ pathëna asnjëherë

E magjiplotë si heshtja.

NËNË

“Nënë”këtë fjalë të artë

Mbi gonxhe të thatë kisha shkruar

Ndodhi magjia e paparë

Në lule të gjallë u shndërrua.

NGAZËLLIM

Për një vetjake lumturi

S’ mendova, mendjen s’ vrava..

Sepse trefish mora ngazëllim

Kur me të tjerë e ndava.

MA HIDH SI LITAR

Nis buzëqesh,si hallkë e artë

Të çelet në faqe gropçele

Ma hidh të kapem, si litar

Mbi buzqeshjen tënde të ngelem.

TË DUA , DET

Të dua o det e të desha

T’ erdha pranë të dëgjoj fjalë..

“Këtu do dëdjosh vetëm vjersha”

Njëzëri më thanë valët.

VEÇ NË SHPIRTRA

U vunë në kërkim të gëzimit

Yjet e qjellit me orbitat

Toka tha:” Kot e merrni mundimin,

Do gjeni gëzim veç në shpirtra.”

PSHERËTIMË

Kur ngultas syve më vështron

Mëkat i ëmbël je, tundim..

Indiferente kur kalon,

Më e gjata psherëtimë.

BUKURIA

Kopshteve, lëndinës doli

Një vajzë , lule e bukurisë

Buzëve të djemve mbolli

Gonxhet e çapkënërisë.

PUTHMË..

Puthmë sa në shpirt të shkundem

Gjer në mekje, gjer në britmë

Shtrydhmë ,pezull të lëkundem

Të ndjej vdekje dhe amëshim.

MIKU I SHTIRUR

Kur trungun e mollës shkund lart

Si bien frutat e krimbur!

Rrëzohen ulët, poshtë në baltë

Posi një mik i shtirur.

Lefter ShomoK/ b.l.01.α