Burimi



Sonet nga Laureta Petoshati

Atje kalon koordinata jug –veri,
atje kalon koordinata lindje – perëndim
ato priten në një pikë, në një burim,
ku freskon kujtesën çdo njeri.

Çdo koordinatë një rruzull, pra katër botë
rreth epiqendrës që është pikë rëndese,
ku jeta jonë pati një pikë kthese,
atëherë kur kurmi ynë ishte i plotë.

Tash rrafshuar me gjithë koordinata,
e botët futur në tynel pa dritë,
nga fara e krisjes me kthetrat e gjata,

që dhe diellit kërkon ti zërë sytë.
Por burimi mbledh se nuk është tharë,
do shpërthejë ta shkulë me gjithë farë.
©Vlorë më 3 shtator 2021

About Post Author